Vosha beson në fitore 

Futboll

Vosha beson në fitore 

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 16:53
Pamje nga një ndeshje

Këtë fundjavë në program është Kampionati i Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Futbollisti shqiptar, Arbi Vosha, pjesë e skuadrës së Tikveshit të Kavadarit, i cili është optimist se do të shënojnë fitore ndaj Pelisterit.

“Ndihem mirë në Kavadar.

Është ambient i mirë futbolli.

Një qytet futbolli, këtu Tikveshi është temë bisede në çdo tavolinë.

Dhe kjo është mirë.

Ne kemi nevojë për mbështetje që tani, sepse këtë pranverë duhet të fitojmë pikë në çdo ndeshje të mundshme.

Është mirë që fituam një pikë në Kratovë, por tani duhet ta konfirmojmë me fitore në shtëpi.

Urime Pelisterit, por nuk kemi zgjidhje tjetër veç fitores.

Pres një stadium të mbushur, siç ndodh gjithmonë në Kavadar, mbështetje dhe lojë sulmuese për tre pikë.

Unë besoj në cilësinë tonë dhe në atë që ne jemi të aftë të luajmë”, thotë Vosha për mediumin maqedonas “Sportsport”.

Tikveshi – Pelisteri luhet të dielën e fundjavës (14.00).

Pas javës së 19-të Pelisteri zë vendin e shtatë me 20 pikë e Tikveshi të nëntin me 15 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat