Mesfushori i Juventusit, Manuel Lokateli ka folur pas humbjes nga PSV-ja dhe eliminimin në Champions duke shprehur një mendim ndryshe nga Motta.
Sipas tij ishte Juventusi që hodhi poshtë kualifikimin.
“Është një humbje që dhemb sepse e kishim në dorë dhe hodhëm poshtë kualifikimin.
Të gjithë jemi përgjegjës, tani duhet të bashkohemi dhe të dalim nga kjo situatë”.
“Unë nuk e kam tani një shpjegim.
Ata luajtën më mirë se ne dhe donin të kualifikoheshin më shumë. Fusha flet gjithmonë, pjesa tjetër është thjesht diskutim bosh. Duhet të shikojmë njëritjetrin në sy dhe të kuptojmë se cilat ishin problemet.”
“Duhet të pyesni klubin. Ne lojtarët duhet të mendojmë të bëjmë më të mirën, duke filluar nga Kaljari. Duhet të kthehemi në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.”
“Mendoj se nuk ka shumë për të folur. Duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe vetëm së bashku dhe me punë mund të dalim nga këto momente”, tha ndër të tjera Manuel Lokateli.