Aleksandar Veselinoviq nuk është më trajner i skuadrës së Partizanit.
Klubi i i kuq ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin serb pas humbjes me Bylisin, 2-3 në “Arena e Demave”, në javën e 26-të të “Abissnet Superiore”.
Të kuqtë, që ndodhen në vendin e 4-ët në klasifikim, kanë 6 ndeshje radhazi pa fitore, 5 në kampionat dhe 1 në Kupë.
"Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta.
Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë.
Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON", njofton klubi.