Milani ia sheh sherrin eliminimit

Futboll

Milani ia sheh sherrin eliminimit

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 00:03
Leao

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka lënë Milanin në një situatë të vështirë, aq sa duhet të shesë lojtarë.

Largimi i parë i Rossonerëve pritet të jetë Rafael Leao, raporton Mundo Deportivo.

Milanit do t’i duheshin para pasi dështoi të kalonte fazën e play-offit të garës më të madhe për klube në Evropë.

Klubi italian do të ishte i gatshëm ta shesë sulmuesin portugez për rreth 70 milionë euro.

Shitja e tij mund të përdoret për të financuar transferimin e përhershëm të Joao Felix nga Chelsea.

Barcelona, ​​Arsenali dhe Chelsea janë përfolur se kanë interesim për nënshkrimin e Leaos në afatin kalimtar veror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat