Mesfushori shqiptar i Kosovës, Art Smakaj, i dhuroi fitoren Lokomotivës së Zagrebit, në triumfin 1-0 të arritur në shtëpi ndaj Varazhdinit.
22-vjeçari realizoi në minutën e 57-të, me një veprim akrobatik mjaft të bukur brenda zonës, duke vendosur këtë përballje.
Vlen të theksohet fakti se prej minutës së 9-të skuadra mike mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mamiç.
Për Smakajn ky ishte goli i dytë në këtë sezon me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit.
Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 3 asiste. Titullar në këtë duel u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Fetai Feta.