Tifozët i dalin në mbrojtje mesfushorit shqiptar

Futboll

Tifozët i dalin në mbrojtje mesfushorit shqiptar

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 00:11
Asllani e Çalhanoglu

Kristjan Asllani po mendohet të rikthehet titullar te Interi, që do të sfidojë Xhenoan në kampionat..

Inzagi projekton këtë ndryshim, për ta lënë më tepër pushim Çalhanoglin i cili nuk ka bërë mirë. Mesfushori turk ka zhgënjyer me paraqitjen e fundit ku Interi humbi 1-0 ndaj Juventusit.

Asllani prej ndeshjesh nuk preferohet nga Inzagi.

Pas derbit të humbur me Juventusin, tifozët shpërthyen ndaj Çalhanoglu dhe duke i dalë në mbrojtje Asllanit.

Mbështetësit e zikaltërve shpreheshin hapur në rrjetet sociale, si Asllani do të masakrohej, në rast se do të ndodhej në të njëjtën pozitë me Çalhan.

Kujtojmë se Interi e sfidon Xhenoan nesër(e shtunë). Takimi fillon prej orës 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat