City – Liverpool, derbi i madh anglez

Futboll

City – Liverpool, derbi i madh anglez

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 10:14
City – Liverpool, derbi i madh anglez

Skuadra që viteve të fundit shkëlqeu në Premier League, Manchester City, këtë edicion ka dëshpëruar me rezultate.

Së fundi skuadra e Pep Guardiolas u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Në kuadër të plejofit të fazës nokaut, kampioni në fuqi i Anglisë, City, u eliminua nga Real Madridi.

Manchester City do të ketë punë të vështirë edhe në fundjavë.

Të dielën nga ora 17:30, Manchester City e pret Liverpoolin në ndeshjen që i takon javës së 26-të të elitës së futbollit anglez.

Kjo do të jetë njëra prej ndeshjeve kryesore në futbollin evropian këtë fundjavë.

Liverpooli është i pamposhtur në 22 ndeshjet e fundit në kampionat.

Në pesë ndeshjet e fundit në ligë, City ka tri fitore, një humbje dhe një barazim.

Liverpooli është lider me 61 pikë, por ka një ndeshje më shumë të luajtur.

City pas 25 ndeshjeve të zhvilluara është në pozitën e katërt me 44 pikë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot, Liverpooli, është edhe në finale të EFL Cup.

Në finale do të takohet me Newcastle Unitedin më 16 mars. Në Kupën FA, Liverpooli është eliminuar në raundin e katërt nga Plymouthi. “Të kuqtë” janë edhe në një të tetën e finales në Champions.

Ndeshje tjetër interesante është ajo ndërmjet Aston Villas dhe Chelseat.

Chelsea të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Villa.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Enzo Maresca, Chelsea, e zë vendin e gjashtë me 43 pikë. Aston Villa ka katër pikë më pak në pozitën e nëntë.

Të shtunën do të luhen edhe gjashtë ndeshje të tjera.

Ndeshja Everton – Manchester United do të zhvillohet nga ora 13:30.

Në dhjetë ndeshjet e fundit në ligë, Unitedi ka gjashtë humbje, një barazim dhe tri fitore. Ka 29 pikë në pozitën e 15-të.

Të shtunën nga ora 16:00 luan Arsenali ndaj West Ham Unitedit.

Arsenali është në vendin e dytë me 53 pikë, derisa West Hami renditet në pozitën e 16-të me 27 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat