Struga – Vardari hapin xhiron e 20-të, nesër derbi Shkëndija – Sileksi

Futboll

Struga – Vardari hapin xhiron e 20-të, nesër derbi Shkëndija – Sileksi

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 11:19
Struga

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut rikthehet sot me duelin e parë të xhiros së 20-të, njofton Telegrafi.

Ndeshja e parë zhvillohet sot, ku Struga do të përballet me Vardarin nga ora 14:00. Ky është një takim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë sa i përket Strugës për të mbajtur hapin me kreun, ndërsa Vardari kërkon pikë shpëtimi për ti ikur fundit.

Ndërkohë, katër ndeshje të tjera do të luhen të dielën, me disa përballje mjaft interesante. Lideri i renditjes, Shkëndija e Tetovës, pret në shtëpi Sileksin, një duel mes dy ekipeve që ndahen vetëm me dy pikë në tabelë – Shkëndija ka 40 pikë, ndërsa Sileksi 38. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë dinamike, me të dyja skuadrat që kërkojnë tri pikë të plota.

Në Gostivar, do të zhvillohet një tjetër derbi, ku Besa e Dobërdollit do të përballet me Gostivarin, me këta të fundit që gjithashtu kanë ambicie të larta, ndërsa Besa po vazhdon luftën për të ikur nga pozita e parafundit në renditje.

Shkupi, një nga skuadrat që sezonin e nisi me fitore ndaj Rabotniçkit, këtë javë është mysafire në Strumicë, ku do të ndeshet me ekipin e Breras. Kjo do të jetë një sfidë e vështirë për Shkupin, që synon të ruajë vendin e tij në mesin e tabelës.

Nga ana tjetër, Voska Sport do të udhëtojë drejt kryeqytetit, Shkupit, për të luajtur ndaj Rabotniçkit, një ndeshje ku të dyja skuadrat do të luftojnë për të përmirësuar pozitat e tyre në renditje. Në fund, Tikveshi do të përballet me Pelisterin.

Java e 20-të:

Sot e shtunë ora 14:00 Struga – Vardari

Te dielën ora 14:00: Shkëndija – Sileksi, Besa – Gostivari, Brera – Shkupi, Rabotniçki – Voska Sport dhe Tikveshi – Pelisteri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat