Ramadani kërkon pikë të plota me Dritën

Futboll

Ramadani kërkon pikë të plota me Dritën

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 12:29
Zekirija Ramadani

FC Drita sot (13.00) takohet me FC Suhareka në kuadër të javës së 21-të të garave në Superligë.

Për këtë ndeshje kryetrajneri i Dritës, Zekirija Ramadani tha se rivali i sotëm është tejet ambicioz dhe nuk do të jetë aspak e lehtë.

""Ne hyjmë gjithmonë për objektivin tonë dhe ajo është fitorja. Nuk do të jetë aspak e lehtë,

ka ekip mjaft cilësore, do të jetë mjaft e vështirë, por jam i bindur se me një angazhim, me një diciplinë taktike tëekipit tim, me një sakrificë të jashtëzakonshme të ekipit tim siç dijnë ata ta bëjnë dhe ta vazhdojmë rrugën aty ku jemi deri në fund të kampionatit", ka thënë trajneri Ramadani.

Timonieri i Dritës foli edhe për garën tjetër atë të Kupës së Kosovës.

"Respekt për skuadrën e Suharekës, me super optimizëm, me super skuadër, por gjithmonë mbështetemi të kualiteti dhe objektivi jonë fitorja dhe titulli kampion.

Kupa është e paparashikuar gjithmonë, por për momentin e kemi lënë me një anë për shkak të ndeshjeve kampionale", theksoi Zekirija Ramadani.

"16 xhirot e arshshme ne mundohemi t'i menaxhojmë ekipin, ta mbajmë ekipin të karikuar, të motivuar, pa presion, duke dhënë maksimumin në çdo stërvitje dhe me përçendrim maksimal.

Eksperienca në klub dhe mbështetja e drejtuesve është e jashtëzakonshme për ne si staf teknik, por edhe për futbollistët", ka thënë Ramadani.

Trajneri, Zekirija Ramadani potencoi se në futboll nuk ka komoditet.

"Komoditet s'ka asnjëherë, por jemi të qetë, me punë, ambiciozë, me vetëbesim për të arritur objektivin në çdo ndeshje", përfundon Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat