Po shihet si pasues i Ancelottit te Reali, Iraola flet për të ardhmen e tij

Futboll

Po shihet si pasues i Ancelottit te Reali, Iraola flet për të ardhmen e tij

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 12:34
Andoni Iraola

Mes thashethemeve për një largim të Carlo Ancelottit nga Real Madridi në fund të sezonit, ka pasur raportime edhe për zëvëndësin e tij.

Mediat spanjolle kanë raportuar se klubi mbretëror synon trajnerin aktual të Bournemouthit, Andoni Iraola për sezonin e ardhshëm.

 Spanjolli i ka dhënë skuadrës një identitet, ku po lufton për një vend i cili dërgon në Champions League, ku drejtuesit dhe tifozët e Bournemouth nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë një sukses të tillë.

Ish-futbollisti i Bilbaos ka folur për mundësinë që sezonin e ardhshëm të drejtoj Real Madridin.

42-vjeçari tha se aktualisht nuk i kushton vëmendje këtyre gjërave.

“Nuk i kushtoj rëndësi këtyre gjërave. Unë kam qenë në këtë biznes për shumë vite si lojtar dhe si trajner, dhe e di se si funksionojnë këto gjëra dhe çfarë ka rëndësi dhe çfarë jo. Për mua, asgjë nuk ndryshon.

Gjëja e rëndësishme këtë javë është nesër kundër Ëolves. Do të jetë një mundësi e mirë për të shtuar pikët.”, deklaroi Iraola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat