Elbasani jep lajmin e mirë për Arsen Lleshin

Futboll

Elbasani jep lajmin e mirë për Arsen Lleshin

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 12:35
Arsen Lleshi

Arsen Lleshi ka kaluar me sukses operacionin. Sulmuesi i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjë e cila për fatin e tij të mirë ka shkuar siç duhet.

Klubi e ka bërë të ditur diçka të tillë të ditur në rrjetet sociale, ndërsa i uron futbollistit shërim të shpejtë.

Sulmuesi u dëmtua ndaj Dinamos dhe tashmë shumë shpejt pritet të nisë dhe fazën e rikuperimit.

“Ditën e djeshme sulmuesi ynë Arsen Lleshi ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Lleshi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Dinamos, duke e detyruar sulmuesin të mbyllë sezonin.

Shërim të shpejtë Lleshi, të presim në fushën e blertë!.

#FORCAELBASAN”, shkruhet në njoftimin  e Elbasanit. Kujtjmë se Lleshi ka mbyllur sezonin dhe rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë vetëm në sezonin e ri. Mungesa e tij është e madhe për Ivan Gvozdenovic, i cili duhet të bëjë pa shërbimet e golashënuesit të ekipit në ndeshjet e mbetura të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat