Çudia te Tirana

Futboll

Çudia te Tirana

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 12:51
Tirana

Tirana do të ketë një mision të vështirë në Durrës. Duhet të marrë fitoren e dytë rresht në këtë kampionat.

Një dopietë, që te Tirana mungon prej 29 ndeshjesh. Bardheblutë këtë kampionat nuk e kanë shijuar asnjëherë mundësinë që të fitojnë dy herë rresht. Për herë të fundit dy fitore rresht janë marrë në 13 dhe 19 prill 2024 ose gati 10 muaj përpara.

Që prej asaj kohe, bardheblutë kanë fituar pesë takime nga 29 të mundshmet por pa triumfuar dy herë radhazi. Nëntë ndeshje janë mbyllur me humbje, ndërsa 15 përballje të tjera janë ndarë në barazim.

Tirana këtë kampionat ka 26 pikë, në 25 javë, ndërsa kanë mundur nga dy herë korçarët dhe Bylisin. Ekipi kryeqytetas është i shtati në renditje shumë larg vendit të katërt si dhe është jashtë Kupës së Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat