Sommer operohet

Futboll

Sommer operohet

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:03
Yann Sommer

Dje, Yann Sommer iu nënshtrua një operacioni në gishtin e madh të dorës së djathtë për të reduktuar dhe stabilizuar frakturën në kokën e falangës proksimale.

Portieri zviceran pësoi një dëmtim fatkeq gjatë stërvitjes të enjten, kur një top i goditur në shtyllë u rikthye dhe goditi dorën e tij, duke shkaktuar frakturën.

Sot, Sommer dërgoi një mesazh për tifozët zikaltër nga spitali: “Faleminderit për të gjithë mbështetjen dhe urimet për shërim! Jam plotësisht i përqendruar te rehabilitimi dhe mezi pres të rikthehem në fushë. Le t’i kryqëzojmë gishtat për ndeshjen e sotme. Forza Inter!”

Portieri i Interit pritet të kthehet pas pushimit të kampionatit, në mes të marsit, pas ndeshjeve të kombëtareve. Ai do të mungojë në sfidat kundër Genoa (kampionat), Lazio (Kupën e Italisë), Napolit (kampionat), dy duelet ndaj Feyenoordit (Champions League), Monzës (kampionat) dhe Atalantës (kampionat).

Në vend të tij do të luajë Josep Martinez, i cili u transferua në verë nga Genoa për 13 milionë euro, plus dy milionë bonuse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat