Joselu: Mund të vdes i qetë, sepse kam luajtur dhe fituar tituj me Real Madridin

Futboll

Joselu: Mund të vdes i qetë, sepse kam luajtur dhe fituar tituj me Real Madridin

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:04
Joselu

Shumë lojtarë nga sezoni i kaluar te Real Madridi janë kaq të dashur si Joselu.

Njeriu i misticizmit, përmbysjeve, golave si zëvendësues apo edhe si titullar.

Djaloshi nga akademia, që erdhi me huazim nga Espanyol dhe fitoi botën e bardhë nën udhëheqjen e Carlo Ancelotti. Një lojtar që la shenjë në vetëm një sezon, pas asaj dopiete ndaj Bayern Munich, që vlejti kalimin në finalen e fundit të Champions League.

Një lojtar që “emigroi” në Katar kur gjithçka dukej se ishte në rrugë të mbarë për të qëndruar dhe i dha fund periudhës së tij të shkurtër, por intensive si madridist.

Sulmuesi foli në programin “Jugones” të “La Sexta”, disa muaj pas pranimit të ofertës nga Al-Gharafa. “T’i thoja lamtumirë Real Madridit ishte një nga momentet më të vështira të jetës sime. Nuk mund ta merrja këtë vendim me zemër, sepse do të kisha qëndruar gjithë jetën te Real Madridi. Më mbushen sytë me lot kur mendoj për këtë. Mendova për familjen time, për fëmijët e mi. Mendoj se bëra zgjedhje pozitive në afat të gjatë, por në atë moment ishte negative”, – thotë ai me emocione, duke kujtuar atë moment.

Një vendim që iu desh t’ua thoshte kolegëve të tij të ekipit, gruas dhe që gjithashtu i shkaktoi trishtim të madh trajnerit italian të Real Madridit: “Kur vendosa të largohesha, nuk mund të flisja me gruan time. Më telefonoi Lucas Vázquez dhe nuk mund të flisja me të, as me Modric, nuk më dilnin fjalët. T’i thoja Ancelottit ishte e vështirë, ai ishte i mërzitur, sepse donte që të qëndroja”.

Madje, ai shton se muajt e parë në Katar ishin të vështirë, sepse gjithmonë e kishte në kokë klubin e Real Madridit dhe momentet e mira që kishte kaluar në “Bernabéu”: “Do të kisha qëndruar dhe do të luaja 5 minuta. Gjatë dy muajve të parë në Katar, mendja ime ishte ende në Madrid. Dita ndeshjes ndaj Bayern Munich ishte e jashtëzakonshme. Unë mund të vdes i qetë, sepse kam luajtur dhe kam fituar tituj me Real Madridin, klubin e jetës time”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat