UEFA ka bërë me dije se do të bëjë një përjashtim për rregullin që nuk lejon dy klube të një qyteti të luajnë brenda një nate në fushën e tyre.
Sipas shtypit britanik UEFA ka lejuar Çelsin dhe Totenhemin që të luajnë ndeshjet e tyre në kupat e Europës në Londër mbrëmjen e 13 marsit. Siç dihet Çelsi dhe Totenhem luajnë respektivisht për një vend në çerekfinalet e Conference dhe Europa League.
Sipas rregullores së UEFA-s dy skuadra të një qyteti nuk mund të organizojnë ndeshjet e tyre në shtëpi brenda një dite nëse ndajnë të njëjtin stadium osenëse impiantet nuk janë në disancë prej 50 km nga njëri-tjetri.
Siç dihet stadiumi i Totenhem dhe ai i Çelsit janë vetëm 16 kilometra larg njëri-tjetrit.