Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave në Ligën e Kombeve

Futboll

Rrugëtimi i Kombëtares së vajzave në Ligën e Kombeve

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 13:15
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur dje aventurën e saj në Ligën e Kombeve, teksa ka zhvilluar sfidën e saj të parë në Grupin B4. Shqipëria e filloi me humbje, teksa u mposht nga Ukraina me rezultatin 1-2 në takimin e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Fortesa Berisha. Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Ukrainës: Viona Rexhepi, Armera Tukaj, Arbenita Curraj, Lavdije Begolli, Fortesa Berisha, Valentina Troka, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Klea Hamonikaj dhe Alma Hilaj.

Në stadiumin “Niko Dovana” ishte një atmosferë elektrizuese me tifozët që i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës për të mbështetur Kombëtaren në këtë takim. Ekipet kontrolluan lojën në minutat e para dhe ndeshja u zhbllokua në minutën e 31-të.

Për Ukrainën shënoi Olha Ovdiychuk. Në fraksionin e dytë, kundërshtaret shënuan golin e dytë në minutën e 48-të me Nicole Kozlova. Shqipëria u mundua të reagonte dhe pas disa rasteve e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e takimin me Fortesa Berishën. Ndeshja u mbyll me fitoren e Ukrainës me rezultatin 2-1.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B4, Çekia triumfoi në transfertë kundër Kroacisë me rezultatin e thellë 0-4. Më 25 shkurt, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Çekisë, në orën 17:30.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat