Harry Kane duket se ende nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të muskujve.
Sulmuesi anglez është në dyshim të luaj nesër për Bayern Munich, në ndeshjen e Bundesligës, ndaj Eintracht Frankfurt.
Këtë e ka konfirmuar në konferencë për media trajneri i skuadrës bavareze, Vincent Kompany.
“Nuk është hera e parë këtë sezon që do të na duhet ta zgjidhim këtë situatë. Ne nuk mund ta zëvendësojmë Harryn një me një sepse jo shumë lojtarë mund të shënojnë 40 ose 50 gola në sezon. Ne do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë nesër për të fituar ndeshjen.
Nëse ai është jashtë, ne do ta zgjidhim atë brenda skuadrës. Kemi ende një seancë stërvitore.\\, deklaroi tekniku belg.
Kane nuk pritet të jetë jashtë fushës për më shumë se disa ditë, me Kompany të sigurt se do të rikthehet për ndeshjen e tyre të ardhshme.
“Është mirë që nuk po flasim për tre apo katër javë. Bëhet fjalë për një situatë afatshkurtër”, tha Kompany.