Franjo von Allmen shënon fitore të madhe

Skijim

Franjo von Allmen shënon fitore të madhe

Nga: K. Goca Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 16:41
Skiatori Franjo von Allmen

Skiatori Franjo von Allmen ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt nmë Crans Montana të Zvicrës.

Franjo von Allmen doli i pari me kohë të kaluar për 1:56.07 minuta, duke lënë pas për 13 qindtat bashkëkombësin Marco Odermatt. 

Alexis Monney renditet në pozitën e tretë me 42 qindtat larg fituesit të garës.

Me një fjalë zviceranët dominuan në disiplinën e lëshimit.

Odermatt udhëheq në lëshim me 445 pikë, pasojnë Von Allmen me 372 e Monney 260 sosh.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Odermatt kryeson me 1146 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen 746 e Meillard 637.

Renditja

1. Franjo von Allmen (Zvicra) 1:56.07
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0.13
3. Alexis Monney (Zvicra) +0.42
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.81
5. Florian Schieder (Italia) +0.82
6. James Crawford (Kanada) +0.84
7. Stefan Eichberger (Austria) +1.01
8. Dominik Paris (Italia) +1.09
9. Miha Hrobat    (Sllovenia) +1.24
10. Elian Lehto (Finlanda) +1.34

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat