Gol shqiptarësh në Turqi

Futboll

Gol shqiptarësh në Turqi

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 17:08
Sokol Cikalleshi me shokë

Një tjetër gol shqiptarësh është shënuar në Turqi.

Sokol Cikalleshi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në sfidën që Adanaspor po luan në transfertë ndaj Corum.

Sulmuesi shqiptarë e shndërroi në gol një penallti të fituar po nga ai vetë.

Në minutën e 45+1 të kohës shtesë të pjesës së parë tundi rrjetën e kundërshtarëve për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Ky është goli i 2-të për Cikalleshin në këtë sezon me skuaadrën turke, teksa na luajtur në 7 ndeshje deri tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat