Tottenham kthehet me tre pikë domethënëse

Futboll

Tottenham kthehet me tre pikë domethënëse

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 17:53
Skuadra e Tottenhamit

Skuadra e Tottenhamit e fut edhe më shumë në krizë skuadrën e Ipswich-it. 

Spursat shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj Ipswich-it, në takimin e javës së 26-të të Premier League. 

Golat për udhëtuesit i realizuan Johnson (18' e 26'), Spence (77') e Kulusevski (84') dhe për Ipswich shënoi Hutchinson (36').

Tottenham përforcon vendin e 12-të me 33 pikë e Ipswich është në pozitën e 18-të me 17 sosh.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat