Pesë prezenca dhe një asist deri më tani për Zhoao Feliks me fanellën e Milanit.
E megjithatë, drejtuesit duken të bindur nga portugezi ndaj në verë do të kërkojnë ta blejnë përfundimisht nga Çelsit që zotëron edhe kartonin e lojtarit të cilin e bleu për 52 milionë euro jo më larg se gushti i 2024- ës.
Sipas “Tuttosport”, krerët e Milanit kanë njoftuar edhe menaxherin e futbollistit Zhorzh Mendesh për këtë mundësi.
I njëjti menaxher, në fakt, kujdeset edhe për interesat e Serxho Konseisaos që në verë mund të shkëputet nga Milani nëse nuk arrin një vend në Champions.
Sidoqoftë, të dyja këto çështje janë të veçuara dhe suksesi apo i dështimi i njërës nuk do të ndikojë në tjetrën.