Janë luajtur dy ndeshjet e para nga katër të programuara për sot në Serie A, të vlefshme për javën e 26-të.
Parma dhe Venezia, dy ekipe që luajnë për mbijetesë, kanë bërë surprizën në ndeshjet respektive.
Në “Ennio Tardini”, Parma fitoi 2:0 ndaj Bologna-s.
Vendasit shënuan nga një gol në secilën pjesë. Bonny shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga Sohm në minutën e 80-të. Cristian Chivu e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën si trajner te Parma, duke marrë fitore në ndeshjen e parë.
Pas kësaj fitoreje, Parma renditet në vendin e 17-të me 23 pikë, ndërsa Bologna mbetet në vendin e tetë me 41 pikë.
Surprizë ishte rezultati dhe në ndeshjen tjetër, barazim pa gola mes Venezia-s dhe Lazio-s.
Një pikë shumë e vlefshme për Venezia-n, që lufton për mbijetes, ekipi id rejtuar nga Eusebio Di Francesco renditet në vendin e 19-të me 17 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, një pikë më shumë se Juventus, i cili luan nesër ndaj Cagliari-t në transfertë.