Pulisic nuk shënon dot as me penallti

Futboll

Pulisic nuk shënon dot as me penallti

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 19:22
Pamje nga ndeshja

Sikur të mos mjaftonte nisja shumë e dobët ndaj Torinos, Milan humb dhe rastin e artë për të barazuar shifrat.

Në minutën e 30-të, kuqezinjtë fituan penallti pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga ana e lojtarit të Torinos, por Christian Pulisic gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Goditja shumë e dobët e amerikanit, pritet pa problem nga portieri serb i Torinos, Vanja Milinkovic-Savic. Rezultati vazhdon 1-0 për Torinon.

Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e pestë. Një keqkuptim mes Maignan dhe Thiaë, bën që topi të përfundoi në rrjetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat