Skënderbeu kampion në volejboll për femra vijon të dominojë sezonin e rregullt edhe pas takimeve të javës së 11-të të Superligës. Në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, skuadra vendase fitoi pa probleme 3-0 ndaj Barleti Volley (25-21, 25-13, 25-13), duke ruajtur vendin e parë.
Mjaft e bukur ndeshja e luajtur në kryeqytet, ku Vllaznia mposhti 3-2 Partizanin, pasi dy orësh lojë (22-25, 25-16, 24-26, 25-18, 15-11). Kryeqytetaset kaluan dy herë në epërsi me sete, por po dy herë u arritën nga shkodranet, që më pas triumfuan në setin final.
Fiton edhe Tirana, që mundi 3-0 Dinamon në derbin kryeqytetas (25-21, 25-20, 26-24). Një ndeshje e fortë dhe e ekuilibruar gjatë gjithë kohës, me dinamovitet që tentuan surprizën, por pa sukses. Tashmë bardheblutë ngjiten në vendin e dytë në renditje.
Superliga-Femra, java e 11-të
Tirana – Dinamo, 3-0
Partizani – Vllaznia, 2-3
Skënderbeu – Barleti Volley, 3-0
Teuta – Pogradeci, 23 shkurt
Renditja: Skënderbeu 32 pikë, Tirana 27 pikë, Partizani 25 pikë, Pogradeci 11 pikë, Vllaznia 11 pikë, Teuta 10 pikë, Dinamo 10 pikë, Barleti Volley 3 pikë.