Tetova nuk fshihet pas humbjes

Futboll

Tetova nuk fshihet pas humbjes

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 19:40
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova foli pas humbjes në transfertën me Skënderbeun.

“Ishte një ditë shumë e errët për ne sot, të paktën nga ajo që bëjmë ndeshje pas ndeshje.

Ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kemi bërë. Në një maratonë që është kampionati, ka kurba dhe ishte një ndeshje e dobët.

Ndryshuam diçka me zëvendësimet, por pa efektivitet në portë. Për pjesën e disa lojtarëve duhet të flas veçmas, por ka edhe justifikim se vijnë nga gjendje gripale.

Mendoj që kemi pasur kërkesë për Ndrecën, por nuk kemi arritur akordin për ta gjetur. Nuk është se nuk bëmë asnjë tentativë.

Mendoj që të gjithë janë të rëndësishëm dhe kanë role të rëndësishme, kemi pasur vazhdimisht mungesa por nuk është ajo sot se sa ndeshja e dobët”, deklaroi Tetova 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat