Kotobelli: Hodo do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë

Futboll

Kotobelli: Hodo do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 20:04
Blerim Kotobelli

Teuta mposhti Tiranën me përmbysje me shifrat 2-1 në ndeshjen e javës së 26-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes Blerim Kotobelli doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

“Kishim një ndeshje shumë të vëshitrë sot dhe e rëndësishme të fitonim. Më vjen mirë për fitoren ndaj Tiranës dhe tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Është e vërtetë që jo vetëm unë, por shumë lojtarë duhet ta nxjerrin Teutën nga situata.

Nëse do merrnim një rezultat të keq do e kishim shumë të vështirë më pas. Ishte një zgjedhje e drejtuesve të vendosnin dikë që e njeh mirë ambientin, pas vështirësive që po kalon ekipi. Hodo do ta ketë gjithmonë mbështetjen tonë.

Mendoj se në këto lloj situata kemi një presion shumë të madh dhe na duhen lojtarë me eksperiencë, jo se të rinjtë nuk janë të mirë.”, tha Kotobelli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat