Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Është e rënd të jesh në këtë renditje

Futboll

Gjoka pas fitores së Skënderbeut: Është e rënd të jesh në këtë renditje

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 20:08
Ernest Gjoka

Egnatia u mposht ndaj Skënderbeut me shifrat 1-0 në javën e 26-të të Superiores.

Trajneri i korçarëve Ernest Gjoka doli në deklaratë për shtyp pas ndeshjes.

“Ishte një fitore e merituar, futbollistët dhanë gjithçka dhe e interpretuan lojën në mënyrë perfekte.

Kur lojtarët shikojnë në çfarë vendi janë kanë një presion psikologjik. Kundërshtari sakrifikoi pak duke futur tre sulmues.

Nikaj kishte kohë të gjatë që nuk aktivizohej, edhe pse sot shënoi akoma nuk është ai lojtar që ne njohim shumë mirë.

Kishim dhe një tjetër moment që duhej t’i jepnim kohë Naserit, sot i dhamë mundësinë që në fillim.

lojtar do kohën e tij kur kthehet nga dëmtimi.

Që në ardhjen time këtu, unë personalisht nuk mendoj se skuadra e Skënderbeut me cilësinë që ka duhet të ishte këtu, është shumë e rëndë psikologjikisht.”, tha Gjoka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat