Qazim Laçi bën protagonistin te Sparta e Pragës

Futboll

Qazim Laçi bën protagonistin te Sparta e Pragës

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 20:43
Qazim Laçi

Mbrëmje fantastike për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice të vendit të fundit. 

Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën.

Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni. 

Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat