Bayer i Xhakës fiton në udhëtim, Adli feston golin me shqiponjë

Futboll

Bayer i Xhakës fiton në udhëtim, Adli feston golin me shqiponjë

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 21:07
Amine Adli

Skuadra Bayer Leverkusen ka shënuar një tjetër fitore në luftën e madhe me Bayern Munih për vendin e parë në Bundesligën gjermane.

Granit Xhaka me bashkëlojtarë tashmë janë pesë pikë prapa liderit bavarez, por kanë një ndeshje më shumë, pas 23 xhirove.

Tri pikët e reja në takim kundër Holstein Kiel, skuadrës “farmaceutike” ia siguruan Patrik Schick në minutën e 9-të. Ky ishte goli i 15-të për sulmuesin çek në këtë sezon. Epilogun e vulosi Amine Adli me golin e tij të parë në fanellën e Leverkusen, në minutën e 45-të, të cilin futbollisti maroken e festoi duke bërë shqiponjën.

Ndeshjen e xhiros së ardhshme, Xhaka me bashkëlojtarë do ta luajnë si mysafirë ndaj Eintracht Frankfurt, më 1 mars.

Në ndeshjet e tjera të ditës Borussia Dortmund mposhti bindshëm Union Berlin me rezultat 6:0, Augsburg befasoi Borussia M’gladbach në udhëtim 3:0. Wolfsburg dhe Bochum ndan pikët 1:1, ndërsa Mainz 05 nuk lejoi befasi si vendës ndaj St. Pauli duke fituar me rezultat 2:0.

Të dielën në program janë tri ndeshjet përmbyllëse, në të cilat Bayern Munih pret para shikuesve të vet skuadrën Eintracht Frankfurt, Hoffenheim luan kundër Stuttgart dhe Leipzig pret Heidenheim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat