Qatip Osmani jep dorëheqje pas humbjes nga Vardari

Futboll

Qatip Osmani jep dorëheqje pas humbjes nga Vardari

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:27
Qatip Osmani

Qatip Osmani drejtimin e Struga Trim Lum e morri në fundin e majit të vitit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën në plotë 26 ndeshje, prej tyre 20 në kampionat, 2 në kuadër të Kupës së Maqedonisë, 2 në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve dhe 2 në kuadër të elimiantoreve të Ligës së Konferencës….

Qatip Osmani jep dorëheqje pas humbjes nga Vardari me rezultat 0:2.

"Qatip Osmani më nuk do të udhëheq skuadrën e Struga Trim Lum. Pas rezultateve jo të mira, sidomos në startin e stinorit pranveror, strategu tetovar dha dorëheqje nga posti i kryetrajnerit, ndërsa e njëjta u pranua nga drejtuesit e klubit, që ditëve në vijim do të vendosin edhe për pasuesin e tij.

Qatip Osmani drejtimin e Struga Trim Lum e morri në fundin e majit të vitit të kaluar, duke udhëhequr skuadrën në plotë 26 ndeshje (12 fitore, 5 barazime dhe 9 disfata).

Klubi i shpreh mirënjohje Osmanit për profesionalizmin e tij gjatë kohës së kaluar bashkë, duke i uruar më të mirën në karrierën e tij të ardhshme", njofton FC Struga Trim Lum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat