Asllani: Punojmë shumë për goditjet nga këndi

Futboll

Asllani: Punojmë shumë për goditjet nga këndi

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:55
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në duelin ndaj Xhenoas, ku skuadra e Interit triumfoi me rezultatin 1-0. Mesfushori shqiptar qëndroi në fushë 65 minuta, teksa më pas u zëvendësua nga Çalhanoglu. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Asllani ndër të tjera deklaroi:  

DUELI NDAJ XHENOAS – Nuk ishte e lehtë të luash kundër tyre dhe ne i përgëzojmë gjithashtu. Por mendoj se ishim të duruar dhe jam i lumtur që shënuam nga këndi sepse i provojmë shumë gjatë javës. 

PRITJET VENDIMTARE TË MARTINEZ – Ai është një portier i madh dhe e ka treguar këtë, nuk ishte e lehtë, por ai tregoi cilësi, por unë nuk kisha dyshime. Ai gjithmonë stërvit mirë, jam i lumtur për të. 

LUHATJA MES PJESËVE- Në pjesën e parë ne nuk ishim të mirë për të lëvizur në mes të fushës, për të gjetur hapësira dhe për t’u çliruar. Pastaj duhej të kishim kujdes edhe nga kundërsulmet  e tyre. Megjithatë, në pjesën e dytë gjërat shkuan më mirë”, deklaroi Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat