Lautaro Martinez futet në historinë e Interit

Futboll

Lautaro Martinez futet në historinë e Interit

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 23:57
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez futet në historinë e Interit!

Interi triumfoi ndaj Xhenoas me rezultatin 1-0, duke marrë përkohësisht kreun e Serisë A.

Kjo sfidë u vendos nga goli i kapitenit Lautaro Martinez, i cili falë këtij realizimi kapi kuotën e 10 golave në kampionat, duke u bërë lojtari i parë i huaj në historinë e Interit që arrin shifra të dyfishta për sa i përket golave në 6

sezone të ndryshme në Serinë A. Asnjë futbollist i huaj te Interi nuk e ka pasur më parë këtë ecuri fantastike me fanellën zikaltër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat