Deçiqi barazon, Otrant-Olimpik pëson humbje

Futboll

Deçiqi barazon, Otrant-Olimpik pëson humbje

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 00:02
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi i Malit të Zi, Deçiqi nga Tuzi, si vendas zhgënjeu, duke luajtur baras (0:0) me Arsenalin e Tivatit.

Një barazim që nuk i konvenoi skuadrës shqiptare në përballje me Arsenalin.

Skuadra tjetër shqiptare, Otrant-Olimpik pësoi humbje si mysafirë me rezultat 2:1 nga Petrovaci.

Pas javës së 20-të Deçiqi renditet në vend të katërt me 28 pikë dhe Otrant në fund (i dhjeti) të tabelës me 14 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat