Baseli nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim me St. Gallenin.
Kapiteni Xherdan Shaqiri me Baselin duket se nuk po ia do në javët e fundit në elitën e futbollit zviceran.
Barazimi me rezultat 2:2 në konak të St. Gallenit paksa ia prishi planet Baselit, pasi që këtë mund ta shfrytëzojë Lugano në rast të fitores që të shkëputen për tre pikë në kreun e tabelës.
Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu startuan te Baseli. Shaqiri u zëvendësua në minutën e 73-të. Albian Ajeti luajti prej minutës së 85-të.
Te St. Galleni startuan Albert Vallqi e Betim Fazliji.
Fazliji, që është kthyer kohë më parë nga një lëndim, la fushën në minutën e tetë po për shkak të lëndimit. Bastien Toma hyri në vend të tij.
Toma asistoi në golin për 2:2 në minutën e 87-të.
Baseli mbetet lider me 42 pikë pas javës së 25-të, e ndjekur nga Lugano me 42 pikë, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.