Beshiktash vendos për të ardhmen e Muçit

Futboll

Beshiktash vendos për të ardhmen e Muçit

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 00:43
Ernest Muçi

Ernest Muçi mund të largohet nga Beshikash që në verën e ardhshme.

Klubi i Superligës turke pritet të heqë dorë nga lojtari i Kombëtares shqiptare, pas ulje-ngritjeve që ka pasur.

“Fanatik” në Turqi ka zbuluar dhe kërkesën e drejtuesve. Beshiktash është i gatshëm për largimin e 23-vjeçarit, në rast se ofrohen 10 milionë euro.

Kjo shumë përkon dhe me atë të transferimit nga Legia e Varshavës. Kështu në klub kërkohen mbrapsht paratë e shpenzuara para një viti.

Kujtojmë se Muçi ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Ofertat për të nuk kanë munguar më parë, por asnjë nuk ka bindur për të kryer transferimin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat