Maresca flet pas disfatës nga Aston Villa: Humbja më e rëndë e sezonit

Futboll

Maresca flet pas disfatës nga Aston Villa: Humbja më e rëndë e sezonit

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 09:34
Maresca

Chelsea ka pësuar humbje 2-1 nga Aston Villa, përkundër se ishte në epërsi 0-1 pas 45 minutave të para.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e ka përshkruar humbjen 2-1 të skuadrës së tij ndaj Aston Villa si humbjen më të vështirë të sezonit, pavarësisht një paraqitje të fortë nga ana e tij.

“Kjo është ndoshta për mua personalisht humbja më e vështirë e sezonit”, tha Maresca.

“Reagimi nga Brighton ishte brilant, performanca ishte vërtet e mirë, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm. Duhet të jeni klinik. Dallimi është brenda fushës”, tha Maresca.

Chelsea pas kësaj disfate mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 43 pikë.

Ndeshjen e radhës londinezët në Stamford Bridges do të luajnë përballë Southamptonit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat