Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Guangju FC po luan në transfertë përballë Jeonbuk.
Sfida e vlefshme për raundin e dytë të K-League 1 është momentalisht 1-1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 14-të të saj. Asani rrëmbeu një top nga mbrojtësi kundërshtar dhe më pas e majta e tij ishte “drithëruese” për portierin.
Kështu, sulmuesi me origjinë nga Shkupi shënon golin e radhës në Korenë e Jugut. Kujtojmë që për Asanin ky është goli i 8-të këtë sezon me Guangju, teksa ka dhuruar edhe 1 asist.