Me mendje të PSG

Futboll

Me mendje të PSG

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 11:35
Slot

Liverpuli dhe PSG do të përballen me njëra-tjetrën në fazën me eliminim direkt të një kompeticioni evropian për herë të parë që kur u ndeshën në gjysmëfinalen e Kupës së Kupave në 1996-97.PSG fitoi në atë duel me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Kjo ndeshje do të jetë gjithashtu hera e tretë që ata do të përballen në një duel në Ligën e Kampioneve. Në fazën e grupeve 2018-19, të dyja skuadrat arritën nga një fitore kundër njëra-tjetrës. Liverpuli nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër klubeve franceze.

Hera e fundit që ata arritën një fitore jashtë fushe në Champions kundër kundërshtarëve francezë, ishte në vitin 2008 kur mundën 2-1 Marsejën. Por ndërsa këto statistika nuk i gëzojnë tifozët anglezë, ka një shifër më të këndshme për ta në lidhje me trajnerin e tyre Arne Slot. Holandezi është i pamposhtur përballë klubeve franceze në garat europiane.

SLOT – Liverpuli do të përballet me kampionët në fuqi të Ligës së Parë gjatë dy ndeshjeve muajin e ardhshëm, fillimisht duke udhëtuar në “Parc des Princes” përpara ndeshjes së kthimit në “Anfield”. Dhe përballja me një kundërshtar kaq të fortë në raundin e 1/8-ave nuk është befasi për Slot dhe lojtarët e tij. Trajneri e komentoi shortin sajtin e klubit:

“Në këtë fazë të garës, cilësia e kundërshtarit do të jetë vetëm e një standardi shumë të lartë dhe te PSG ne kemi gjetur një ekip dhe një klub me origjinë të vërtetë evropiane.

u kualifikuan në 16 ekipet e fundit të Ligës së Kampioneve në fillim të kësaj jave me një fitore të madhe kundër Brestit dhe ata patën disa rezultate vërtet të mira në fazën e ligës, duke mposhtur Shtutgartin, Mançester Sitin, Gironan dhe Salcburgun. Siç ndodh edhe me ne, PSG është në krye të kampionatit të tyre dhe po shijon një ecuri të gjatë i pamposhtur.

Kjo na tregon gjithçka që duhet të dimë për sfidën me të cilën do të përballemi, por është gjithashtu një sfidë që do ta presim me padurim, duke e ditur se ne gjithashtu e meritojmë plotësisht të jemi në 16-shen e fundit.

Sigurisht, fokusi ynë i menjëhershëm është në ndeshjet tona të ardhshme në Premier Ligë, duke nisur me Mançester Sitin të dielën, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të jemi në formën më të mirë të mundshme kur të rifillojë Champions”, tha tekniku holandez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat