Van Persie trajner i Feyenoordit

Futboll

Van Persie trajner i Feyenoordit

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 12:08
Robin Van Persie

Ish-futbollisti holandez, Robin Van Persie bëhet me skuadër të re.

Holandezi, është emëruar trajner i ish-skuadrës së tij, Feyenoord dhe do të zëvëndësoj trajnerin, Brian Priske.

Van Persie, do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027 me gjigantët holandez.

Së fundi ai ishte trajner i skuadrës së Heerenveenit, e cila ishte edhe skuadra e tij e parë si trajner.

Kujtojmë se Van Persie, kishte qenë edhe lojtar i kësaj skuadre ku i cili mori hapat e parë dhe më pas luajti për gjigantë si Arsenal, Manchester United, Fenerbahçe si dhe përsëri Feyenoord, ku përfundoi karrierën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat