City - Liverpool, gjithë Anglia mban frymën për supersfidën e javës!

Futboll

City - Liverpool, gjithë Anglia mban frymën për supersfidën e javës!

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 14:15
Guardiola

Manchester City – Liverpool. Kjo është kryendeshja e kësaj fundjave në kampionatin anglez.

“Etihad Stadium” do të ndizet flakë nga kjo sfidë e shumëpritur.

Edhe pse City këtë sezon nuk lufton dot për titullin kampion, kjo përballje gjithmonë pritet me shumë interes.

Qytetarët” vijnë pas një skualifikimi të dhimbshëm në Champions League nga Real Madrid, por luajnë në shtëpi dhe gjithmonë shkaktojnë probleme për “Të kuqtë”.

Me një ndeshje më pak, City deri tani ka 44 pikë në Premier League. Liverpool kryeson tabelën e klasifikimit me 61 pikë.

Djemtë e trajnerit Slot janë favoritë, por jo absolutë. Këtë ndeshje nuk e parashikon dot askush me siguri të plotë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat