Como trondit Napolin duke e mposhtur me rezultat 2:1 dhe e zbret nga kreu i tabelës në Serie A.
Në minutën e 7-të Amir Rrahmani shënoi autogol për epërsinë e Como-s.
Mysafirët barazuan me golin e Raspadorit në minutën e 17-të.
Vendasit luftuan me mish e më shpirt duke shënuar golin e dytë.
Në minutën e 77-të Diao shënoi për fitoren e vendasve.
Amir Rrahmani u paraqit tërë takimin.
Pas javës së 26-të në Serie A, Interi kryeson me 57 pikë, pason Napoli me 56 e Como zë vendin e 13-të me 28 pikë.