Mjeku britanik tregon kur kthehet në fushë sulmuesi kuqezi

Futboll

Mjeku britanik tregon kur kthehet në fushë sulmuesi kuqezi

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 15:00
Armando Broja

Armando Broja nuk mund të kthehet në fushën e lojës para javës së dytë të marsit.

Ky është konkluzioni që nxjerr mjeku britanik Rajpal Brar, i cili duke folur për “Goodison News”, ka shpjeguar situatën reale të sulmuesit shqiptar i cili ka rreth një muaj e gjysmë jashtë fushave të lojës pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e kupës me Evertonin.

“Me dëmtimet e këmbës dhe kyçit, është e vështirë që të kuptosh shtrirjen e vërtetë të lëndimit në ditët e para dhe plani i rehabilitimit mund të ndryshojë në varësi të mënyrës se si përgjigjet lojtari.

Duket se ai ka pësuar një këputje të plotë të shumëfishtë të ligamenteve të kyçit, që do të thotë se është një rrugë e gjatë për rikuperim, plus ai ka humbur një periudhë të ndjeshme duke u kthyer nga dëmtimi i mëparshëm.

Çelësi i reduktimit të rrezikut të përsëritjeve është një rehabilitim metodik dhe plan kthimi në lojë. Ai nuk pritet të kthehet deri në javën e dytë të marsit”, shpjegoi doktori britanik, i cili është një ekspert në terapi fizike rikuperimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat