Është përcaktuar orari i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen më 26 dhe 27 shkurt 2025.
Të gjitha sfidat do të luhen duke filluar nga ora 13:00.
Edhe në këtë fazë luhet vetëm nga një ndeshje dhe në rast të rezultatit të barabartë zhvillohen vazhdimet 2×15 minuta, e në rast se as atëherë nuk ka fitues, atëherë skuadra që kalon në gjysmëfinale vendoset përmes penalltive.
Të rikujtojmë se fituesi i këtij trofeu siguron pjesëmarrjen në garat evropiane.
E mërkurë, 26 shkurt:
Drenica – Ferizaj (Stadiumi “Bajram Aliu”, Skënderaj)
Malisheva – Llapi (Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë)
E enjte, 27 shkurt:
Vëllaznimi – Prishtina (Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë)
Prishtina e Re – Drita (Stadiumi “Sami Kelmendi”, Lipjan)