Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit si zakonisht nga minuta e parë për Koln-in.
Skuadra e Koln-it si vendas zhgënjeu duke luajtur baras (1:1) me Fortuna Dusseldorfin, në takimin e javës së 23-të të Bundesliga II.
Kainz (67') shënoi për Koln-in e Johannesson (90'-nga penalltia) për Fortuna-n.
Paçarada është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 79-të.
Hamburger SV kryeson me 42 pikë, pasojnë Koln me 41, Kaiserslautern 39, Magdeburg 38, Fortuna 38, Paderborn 38 pikë etj.