Flamurtari lë pikë dhe shkurtohet diferenca me Besën

Futboll

Flamurtari lë pikë dhe shkurtohet diferenca me Besën

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja

Kanë përfunduar dhe takimet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë.

Vora fitoi në fund ndaj Valbonës me shifrat 1-0 dhe tashmë marshon drejt titullit kampion. Hap fals nga Flamurtari që barazoi ndaj Kukësit me shhifrat 1-1 dhe kreu është tashmë katër pikë larg.

Besa e Kavajës afrohet me vendin e dytë me 7 pikë diferencë pas fitores ndaj Korabit me shifrat 2-0. Burreli pozicionohet i katërti pas barazimit pa gola ndaj Apolonisë në Fier.

Lushnja ka mposhtur Erzenin e vendit të fundit me shifrat 3-0 dhe gjendet në vendin e pestë. Ndërsa Pogradeci zë vendin e 6-të, një vend më sipër se Kastrioti, të cilat ndanë pikët sot në barazim pa gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat