Conte: Mos harroni që kemi rikuperuar 40 pikë ndaj tyre

Futboll

Conte: Mos harroni që kemi rikuperuar 40 pikë ndaj tyre

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 16:35
Antonio Contes

Humbja 2-1 përballë Comos e skuadrës së Napolit, ka bërë që tashmë në vendin e parë në renditjen e Serisë A të mbetet Interi i cili një natë më parë mundi Xhenoan.

Një rrëshqitje e cila zbeh sezonin e Napolit, të Antonio Contes, i cili pranoi se ekipi nuk ishte paraqitur në lartësinë e duhur në pjesën e dytë të sfidës.

“Është e pashmangshme që pjesa e dytë nuk më ka kënaqur, pas një pjese të parë shumë të mirë.

Skuadra nuk u dorëzua pas autogolit, në pjesën e dytë hymë në fushë dhe praktikisht bëmë të kundërtën e asaj që kishim thënë në dhomat e zhveshjeve.

Como kishte më shumë uri se ne, të vjen shumë keq por padyshim duhet të mundohemi ët kuptojmë arsyen e kësaj rënie.

Çdo fitore duhet djersitur, sapo ngadalësojmë në aspektin e egërsisë, mund të ndodhë kjo.

Faji im. Nuk e kuptova një ngadalësim në aspektin e vëmendjes dhe egërsisë. Duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë më të mirën tonë. Mos harrojmë që në krahasim me Interin, kemi rikuperuar 40 pikë në krahasim me vitin e kaluar.

Po bëjmë diçka të jashtëzakonshme, por duhet të mbajmë këtë grintë dhe egërsi edhe në vazhdim. Duhet të japim maksimumin nga këtu, deri në fund, nuk tolerohen humbjet.

E urrej të mundem, ndaj deri në fund do të jem i vëmendshëm, duke e ditur që djemtë po bëjnë diçka të jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Kontes pas humbjes së Napolit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat