Panik në Itali, sulmuesi i famshëm rrëzohet në tokë

Futboll

Panik në Itali, sulmuesi i famshëm rrëzohet në tokë

Nga: K.G. Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 17:39
Pamje

Një lajm i tmerrshëm vjen nga Italia.

Një skenë e tmerrshme është parë gjatë ndeshjes Verona - Fiorentina, teksa sulmuesi Moise Kean u rrëzua në fushë.

Mediat italiane raportojnë se ai është goditur në kokë, pas së cilës është kthyer në fushë dhe pak çaste më vonë është rrëzuar në fushë.

Të gjithë i ka zënë paniku, lojtarët thërrasin për ndihmë, mjekët arrijnë menjëherë dhe e kanë nxjerrë jashtë fushës me barelë.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra kaq të tmerrshme te Fiorentina, pasi të gjithë e mbajnë mend ende rastin e Edoardo Bove, i cili gjithashtu u rrëzua në një ndeshje kundër Interit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat