Tifozët e Vushtrrisë me mesazh emocionues për Erjon Morinën

Futboll

Tifozët e Vushtrrisë me mesazh emocionues për Erjon Morinën

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 17:42
Tifozët e Vushtrrisë

Tifozët e Vushtrrisë me mesazh emocionues për Erjon Morinën!

Skuadra e Vushtrrisë luajti sot ndaj Vjosës në Ligën e Parë të futbollit kosovar dhe fitoi me shifrat 3:0.

Para ndeshjes, tifozët vushtrrias “Forca”, kanë shpalosur një mesazh emocionues për Erjon Morinën, i cili javë më parë ndërroi jetë.

“”Në zemrat tona jeton përherë, Vushtrria nuk të harron asnjëherë”, shkruhet në banerin e vendosur te tifozët vendas në Vushtrri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat