Skuadra e Gjilanit dhe ajo e Dukagjinit kanë mbetur baraz në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Kosovës.
Në minutën e fundit, skuadra mysafire e pati një mundësi të artë të shënonte golin e fitores, por lojtari i klubit nga Anamorava, Amir Aganspahic ndalet në zonën e 16-metërshit.
Ka filluar të diskutohet ky moment, pasi për gjyqtarin Mervan Bejtullahu nuk ishte për penallti dhe as që u shikua nga sistemi VAR.
Lojtari i Gjilanit ishte i fundit dhe kishte mundësi të shënonte, por futbollisti i Dukagjinit e ndali atë në mënyrë të palejueshme në zonë dhe ia mohoi golin.