Agon Elezi shënon tjetër gol, i jep fitoren Goricës në Kroaci

Futboll

Agon Elezi shënon tjetër gol, i jep fitoren Goricës në Kroaci

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 18:01
Agon Elezi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Agon Elezi vazhdon me paraqitjet e mira me fanellën e Goricës në Kroaci dhe sërish ka shënuar një tjetër gol për ekipin e tij dhe duke qenë vendimtar në fitore.

Elezi gjeti rrjetën kundër Shibenikut në kampionatin kroat, me shkupjanin që gjetin golin në minutën e 23-të dhe i njejti rezultoi vendimtar për fitore dhe tre pikë për Goricën në fund të këtij takimi.

Për Elezin ky është goli i dytë me fanellën e Goricës, pasi më herët realizoi gol kundër gjigandit, Dinamo Zagreb.

Reprezentuesi i vendit po luan në kampionatin kroat si huazim nga skuadra gjermane, Bohum.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat